Flash News

E-TJERA

Vrau bashkëshorten në Itali, gjendet i vdekur në makinë shqiptari

Vrau bashkëshorten në Itali, gjendet i vdekur në makinë

Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa është gjetur i vdekur, raportojnë mediat italiane.

Medat italiane raportojnë se paraprakisht dyshohet se ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se ka qëlluar ish-bashkëshorten.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë dhe pas ndërhyrjes, u konstatua se isha makina e Alfred Vefës, në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Klodiana u ekzekutua me një plumb në kokë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi, në Castelfiorentino, rreth 30 kilometra nga qyteti i Firences.

Alfredi, me profesion murator, u dyshua menjëherë për krimin. 

Të fundit