Flash News

E-TJERA

Vrau gruan duke e qëlluar me shkop druri, 82-vjeçari pëson infarkt

Vrau gruan duke e qëlluar me shkop druri, 82-vjeçari pëson

Leonidha Peçi, autori i ngjarjes së rëndë në Përmet ku në orët e para të ditës së sotme i mori jetën bashkëshortes Afroviti Peçi 80 vjeç duke e goditur me shkop druri, ka pësuar infarkt.

82-vjeçari nuk ka deklaruar asnjë motiv as në policinë e Përmetit as në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër përballë oficerëve.

Burimet mediatike bëjnë me dije se pasi kaluan disa orë që ishte i shoqëruar ai ka thënë se nuk ndihej mirë dhe është transportuar për në urgjencën e Spitalit të Gjirokastrës dhe më pas menjëherë për në Tiranë.

Të fundit