Flash News

E-TJERA

Vrau ish-gruan me thikë, shtyhet gjyqi për shqiptarin në Greqi

Vrau ish-gruan me thikë, shtyhet gjyqi për shqiptarin në Greqi

Është shtyrë gjyqi ndaj 51-vjeçarit shqiptar, Eduart Danaj, i cili me 16 maj 2024 vrau me thikë ish gruan e tij në zonën e Akarnes, në Atoikë të Greqisë.

Mësohet se seanca u shtye për shkak të mungesës së 51-vjeçarit në sallë. Autoritetet gjyqësore po përpiqen të shmangin tejzgjatjen e procesit, për të mos rrezikuar skadimin e afatit 18-mujor të paraburgimit.

Sipas Prokurorisë, 51-vjeçari u drejtua në banesën e ish-bashkëshortes së tij 40-vjeçare në Menidi, duke fshehur një thikë nën rrobat e tij. Rreth orës 6 të mëngjesit, në momentin kur gruaja po dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, ai e sulmoi dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë. Viktima humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të shumta.

Të fundit