Flash News

E-TJERA

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, si nisi konflikti, viktimat sapo ishin kthyer nga Italia

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, si nisi konflikti, viktimat sapo ishin kthyer
Në foto autori i dyshuar i ngjarjes

Konflikti familjar çoi mbrëmjen e djeshme në vrasjen e dyfishtë në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.

Besnik Pjetri qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur ish-vjehrrin e tij Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin Gent Perjaku. Babë e bir kishin vetëm një ditë që ishin kthyer nga Italia ku mësohet se jetonin prej 20 vitesh.

Konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit të Pjetrit me vajzën e Pjetër Perjaku. Çifti ishte divorcuar 6 vite më parë, ndërsa Pjetri nuk ka qenë dakord me divorcin. Autori i ngjarjes i cili ndodhet në arrati, mësohet se është denoncuar për dhunë nga ish-bashkëshortja në Itali dhe ka kryer dy vite burg.

 

Të fundit