Flash News

E-TJERA

Vrau kunatën me sëpatë, zbardhet dëshmia e autorit: E vrava se s’më bëri drekën

Vrau kunatën me sëpatë, zbardhet dëshmia e autorit: E vrava

Është zbardhur dëshmia e 58-vjeçarit që qëlloi për vdekje me sëpatë kunatën e tij në Elbasan.

Sipas dëshmisë së dhënë para uniformave blu, autori ka pohuar se e vrau kunatën e tij sepse viktima nuk i bënte drekën. 58-vjeçari ka thënë po ashtu se gruan e tij e përdornin për të bërë punë.

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, ka thënë autori.

Bashkëshortja e tij ka thënë para mediave se të dy kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe shkak ishte bërë një rast kur motra e saj (viktima) nuk i kishte hapur telefonin 58-vjeçarit.

 

Të fundit