Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë 26-vjeçaren shtatzënë, arrestohet shqiptari nga Kosova

Vrau me thikë 26-vjeçaren shtatzënë, arrestohet shqiptari

Bujar Fandaj, 41-vjeçari me origjinë kosovare i dyshuar për vrasjen e Vanessa Ballan, u arrestua mbrëmë nga Karabinierët e Trevisos pas kërkimeve të shumta.

Vanessa Ballan, 27 vjeç, nënë e një fëmije të vogël dhe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm, në shtëpinë e saj në Riese Pio X, në provincën e Trevisos.

Vanessa u godit me thikë për vdekje dhe të resë iu gjetën disa shenja në gjoks. Ndër të parët që ngriti alarmin së bashku me një fqinj ishte partneri i saj, Nicola Scapinello, me të cilin Vanessa ishte së bashku prej 11 vitesh.

Burri gjeti trupin e vdekur të 27-vjeçares në pragun e shtëpisë së saj, një shtëpi në fshatin Spineda të Riese Pio X.

Të fundit