Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë motrën, dëshmia e autores: Ishte e alkoolizuar, më kërcënoi mua dhe mamanë

Vrau me thikë motrën, dëshmia e autores: Ishte e alkoolizuar,

Marsela Pushani është autorja e vrasjes së motrës së saj, Amanda Pushani, mëngjesin e së shtunës, krim që u raportua sot. Pushani qëlloi për vdekje me thikë motrën e saj, pas një debati.

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, 40-vjeçarja ka deklaruar se krimi ka ndodhur pasi debatoi me Amandën që kjo e fundit të linte alkoolin.

Sipas saj, motra prej 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Para vrasjes, Pushani thotë se Amana ka kërcënuar me jetë atë dhe nënën.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja.

 

Të fundit