Flash News

E-TJERA

Vrau mësuesen në Angli, dënohet me burg përjetë Koci Selamaj

Vrau mësuesen në Angli, dënohet me burg përjetë Koci

Koci Selamaj, 36-vjeçari shqiptar që vrau mësuesen e shkollës fillore Sabina Nessa në Angli, është dënuar me burg përjetë me një minimum prej 36 vitesh.

Mediet e huaja raportojnë se 28-vjeçarja Sabina Nessa, mësuese në një shkollë fillore, u sulmua teksa po ecte në një bar pranë shtëpisë së saj në Kidbrooke, për të takuar miqtë e saj.

Nessa u gjet e vdekur pesë minuta larg banesës. Koci Selamaj u arrestua nga policia britanike në orën 3 të mëngjesit të së dielës në një apartament. Arrestimi i tij erdhi pasi policia apeloi për informacion në lidhje me një të dyshuar të kapur në një bllok apartamentesh aty pranë që mbante një send të kuq.

Sendi në fjalë ishte pikërisht mjeti me të cilin Selamaj qëlloi plot 36 herë mbi Nessan duke i shkaktuar vdekje.

Të fundit