Flash News

E-TJERA

Vrau partneren 52-vjeçare, dëshmon autori, por nuk pranon vrasjen: Mendova mos kishte therur ndonjë pulë

Vrau partneren 52-vjeçare, dëshmon autori, por nuk pranon vrasjen:

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një 31 vjeçar vrau partneren e tij 52-vjeçare.

Autori përdori thikën e bukës mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas ngjarjes, ai pastroi gjakun dhe i vuri vënë zjarrin banesës për të fshehur provat.

Ilirjan Selmani ka deklaruar para policisë se me viktimën ishte prej tre vitesh i lidhur.

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”, ka deklaruar ai.

Autori pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe kur u kthye në Pogradec mësoi se partnerja kishte vdekur. Ai pranoi disa episode por jo vrasjen.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”, ka deklaruar ai.

Të fundit