Flash News

E-TJERA

Qëlloi veten me plumb në kokë, Aldi Rama intubohet në spitalin e Lezhës, niset drejt Tiranës në gjendje kritike

Qëlloi veten me plumb në kokë, Aldi Rama intubohet në

Autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisrit të Lezhës, Saimir Hoxha është nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

21-vjeçari u vetëplagos me armën e tij të zjarrit gjatë ndjekjes nga RENEA, pasi nuk iu përgjigj thirrjeve për dorëzim.

Mësohet se ai ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar, ai është nisur me ambulancë dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore drejt spitalit të Traunës.

Fillimisht u raportua se i riu humbi jetën pasi qëlloi veten, por në një njoftim të dytë policia sqaroi se pasi u verifikua nga mjekët, ai kishte ende puls dhe është ende në jetë.

Kujtojmë se operacioni për arrestimin e tij zgjati rreth 6 orë gjatë ditës së sotme, pasi dyshohet për vrasjen e policit Saimir Hoxha, i cili ishe duke kryer një operacion anti-canabis në Kune Vain.

 

Të fundit