Flash News

E-TJERA

Vrau vëllain me thikë në Dibër, arrestohet 26-vjeçari

Vrau vëllain me thikë në Dibër, arrestohet 26-vjeçari

26-vjeçari Florian Tonuzi, i cili vrau me thikë vëllanë e tij dje në Maqellarë të Dibrës, është arrestuar nga Policia.

Tonuzi sipas informacioneve nga policia, u arrestua pranë banesës së tij, ku vrau me thikë vëllanë 23-vjeçar Benardin, për arsye që ende nuk dihen.

Burime bëjnë me dije se Florian Tonuzi përpara se të vriste vëllanë e tij, ka dhunuar dhe babain, dhe për këtë shkak konflikti në familje ka agravuar.

26-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dhe pak kohë më patë kishte dalë nga burgu, ndërkohë që njihej nga banorët e zonës si një person agresiv.

Të fundit