Flash News

E-TJERA

Vriten babë e bir në Shkodër, autorët u bënë pritë pranë banesës së djegur

 Vriten babë e bir në Shkodër, autorët u bënë

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur sot Shkodrën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Mësohet se Gjokë Gurra 57 vjeç dhe Eduart Gurra 31 vjeç, babë e bir, janë qëlluar me armë zjarri duke i lënë të vdekur në vend.

Mësohet se natën e kaluar viktimave u ëshë djegur shtëpia në fshatin Bruçaj , nga persona të paidentifikuar.

Ndërkohë sot, babë e bir kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lëne të vdekur në vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e krimit të dyfishtë.

Të fundit