Flash News

E-TJERA

Mes socialistëve që u përleshën me mbështetësit e Bashës/ Vritet ish-kryetari i LSI dhe ish-aktivisti i PDIU, Pjerin Xuvani

Mes socialistëve që u përleshën me mbështetësit e

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen '5 Maji' në Elbasan.

Nga burime jo zyrtare mësohet se viktima është Pjerin Xhuvani. Po ashtu mësohet se autori i vrasjes është një ish-efektiv i forcave Renea.

Pjerin Xhuvani është organizatori i grupit kriminal Xibraka.

Pjerin Xhuvani ka qenë ish kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim që në 2013-n në qytetin e Elbasanit në kohën që Ilir Meta drejtonte këtë subjekt politik. Në maj të 2017-s iu bashkua PDIU-së ndërsa së fundmi mbështeste PS-në.

Kujtojmë që Xhuvani u denoncua edhe nga Partia Demokratike, si person i cili u përfshi në incidentin në Elbasan ditën e verës.

Xhuvani u  përfshi në përplasjen me militantët e PD në Elbasan me 14 Mars. Partia Demokratike publikoi foton e Xhuvanit dhe e akuzoi atë si të lidhur me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Mes socialistëve që u përleshën me mbështetësit e

Veç Pjerin Xhuvanit që ka mbetur i vdekur, mësohet se janë plagosur dhe tre persona të tjerë, një prej të cilëve është punonjëse e Policisë. Raportohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur zjarr duke qëlluar më shumë se 20 herë, edhe në drejtim të uniformave blu.

 

 

 

Të fundit