Flash News

E-TJERA

Xhafaj dhe Rakipi thyejnë herësin, Majko dhe Kodheli rrezikojnë mandatin

Xhafaj dhe Rakipi thyejnë herësin, Majko dhe Kodheli rrezikojnë
Foto ilustruese

Numërimi i votave për kandidatët vijon, por nga rezultatet e deritanishme kandidatët socialistë Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi kanë thyer herësin. Të renditur në një pozicion jo të sigurt në listë, ata kanë mundur të sigurojnë mbi 10 mijë vota dhe të jenë pjesë e parlamentit të ri.

Fatmir Xhafaj i renditur në vendin e 23 në listën e PS-së së Tiranës ka grumbulluar 12,188 vota, duke u renditur edhe i 4-ti më i votuar në rang vendi.

Nga ana tjetër Ornaldo Rakipi, i renditur i 30 në listën e PS-së së Tiranës ka arritur të fitojë me vota preferenciale, dhe ka siguruar 11,432 vota. Rakipi renditet i 10-ti në rang vendi.

Ndërkohë Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli rrezikojnë mandatin. Të renditur përkatësisht i 19-ti dhe 21-ta në listën e Tiranës, Majko ka marrë 4879 vota dhe Kodheli 3150.

 

 

Të fundit