Flash News

E-TJERA

Yuri Kim bisedë me kreun e BERZH: 1.5 mld € investime në Shqipëri, mbështesim përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes

Yuri Kim bisedë me kreun e BERZH: 1.5 mld € investime në

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin e ri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë diplomatja amerikane përmes një postimi në Twitter.

Yuri Kim shkruan se në Shqipëri, BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, teksa thotë ndër të tjera se ShBA-ja mbështet përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes dhe konkurencës në vendin tonë.

“Diskutim i mirë sot me Matteo Colangeli, drejtori i ri për Ballkanin Perëndimor i BERZH. SHBA janë aksioneri më i madh i BERZH, themeluar në 15/4/91 për të ndihmuar ish vendet komuniste në rindërtim.

Në Shqipëri, BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë€ në projekte aktuale. SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes, konkurencës në Shqipëri, fuqizimin e zgjerimit të energjisë,  nxitjen e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor,"-shkruan Kim.

Yuri Kim bisedë me kreun e BERZH: 1.5 mld € investime në

Të fundit