Flash News

E-TJERA

Yuri Kim darkë me Dua Lipën: Një super yll i mirëfilltë edhe jashtë skenës

Yuri Kim darkë me Dua Lipën: Një super yll i mirëfilltë

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka kaluar shijuar një darkë me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pasi kjo e fundit vizitoi dje Tiranën.

La qenë ambasadorja Kim ajo e cila ka postuar një foto nga darka mes tyre në rrjetet sociale, ndërsa shprehet e mahnitur nga këngëtarja shqiptare, teksa e cilësuar atë një super yll në skenë dhe jashtë saj.

Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë’- shkruan Yuri Kim.

Dua Lipa i është bashkuar nismës në Tiranë “Adopto një Kopsht”. Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.

 

Të fundit