Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa në Tiranë, premton këngë shqiptare: E kam ëndërr të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë

Dua Lipa në Tiranë, premton këngë shqiptare: E kam

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa duket se së shpejti do të na surprizojë jo vetëm ne shqiptarët, por edhe mbarë botën me një këngë autentike shqip.

Këtë fakt, Lipa e ka konfirmuar në një konferencë të mbajtur me gazetarët gjatë sot në Tiranë.

“E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare.

Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një Cover, që ti dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip. E kam ëndërr të mëdha edhe të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë, edhe neve si shqiptarë. Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativ, punojmë fort dhe ka të rinj”, u shpreh ylli i Pop-it, ndërsa premtoi surpriza në festivalin Sunny Hill.

Vizita e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare i dedikohej nismës humanitare “Adopto një kopsht”.

Më herët, e shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj Lipa inspektoi punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë.

 

Të fundit