E-TJERA

Yuri Kim kafe me ambasadorin italian në qendër të Tiranës, ç’po diskutojnë mes tyre?

Yuri Kim kafe me ambasadorin italian në qendër të Tiranës,

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është parë paraditen e sotme në një nga rrugët e Tiranës me ambasadorin italian Fabrizio Bucci.

Ata janë fotografuar në një nga baret buzë pedonales, një rrugë mjaft e frekuentuar në qendër të kryeqytetit.

Nuk dihet nëse takimi mes tyre ka patur një qëllim konkret, apo kanë shijuar thjeshtë një kafe nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

 Kjo nuk është hera e parë që Kim dhe Bucci janë parë të shoqëruar në publik.

Më herët, Kim, Bucci  dhe ambasadorja e Suedisë , Elsa Hassad kanë ndarë foto pasi kanë kaluar së bashku një të dielë te Liqeni i Tiranës.

Yuri Kim kafe me ambasadorin italian në qendër të Tiranës,

Po ashtu, gjatë një xhiroje me skaf në Durrës disa muaj më parë, Kim është shoqëruar nga Bucci, ndërsa ky i fundit i tregoi ambasadores mënyrën se si luftohet krimi i organizuar në det të hapur.


 

  

Të fundit