Flash News

E-TJERA

Yuri Kim: SPAK ka informacion mbi listën e zezë, u ndalon hyrjen në SHBA 3 ish-zyrtarëve shqiptarë

Yuri Kim: SPAK ka informacion mbi listën e zezë, u ndalon hyrjen

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaron se organet e drejtësisë në Shqipëri, përfshirë edhe SPAK, kanë në dispozicion informacion mbi listën e zezë, që i ndalon hyrjen në SHBA tre ish-zyrtarëve shqiptarë të akuzuar për korrupsion.

E ftuar në emisionin Përballë në RTSH, Kim thotë se SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor dhe deri tani kanë raportuar se kanë bërë 588 ndjekje penale, kanë konfiskuar pasuri me vlerë 70 milionë euro.

Pjesë nga intervista:

Dervishi: Kur flisni për emrat, dhe informacionin në dispozicion, pyetja është: Ky informacion – një pyetje retorike kjo – është në dispozicion të prokurorëve apo SPAK-ut apo ligjzbatuesve të tjerë?

Ambasadorja Kim: Mendoj që informacioni është gjerësisht në dispozicion.

Dervishi: Çfarë mungon?

Ambasadorja Kim: Ajo që mungon është – të jem e ndershme – ajo që mungon është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë por ky është një moment i vështirë. Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur por po fillojmë të shohim rezultate. SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor dhe deri tani kanë raportuar se kanë bërë 588 ndjekje penale, kanë konfiskuar pasuri me vlerë 70 milionë euro. Kanë hetuar 746 individë. Kanë dërguar shumë prej tyre në gjykatë dhe 114 janë dënuar deri më sot.

Ajo që mungon është  të jem e ndershme  është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë por ky është një moment i vështirë.

Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur por po fillojmë të shohim rezultate.

SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor dhe deri tani kanë raportuar se kanë bërë 588 ndjekje penale, kanë konfiskuar pasuri me vlerë 70 milionë euro. Kanë hetuar 746 individë. Kanë dërguar shumë prej tyre në gjykatë dhe 114 janë dënuar deri më sot”- tha ambasadorja Kim.

 

Të fundit