Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takon kryeprokurorin Çela, e prerë në qëndrim: Asnjë trajtim i veçantë për askënd!

Yuri Kim takon kryeprokurorin Çela, e prerë në qëndrim:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka takuar pak minuta më parë kryeprokurorin Olsian Çela. Pas këtij takimi, nëpërmjet një reagimi në Twitter ajo shprehet e prerë në qëndrimin e saj teksa thotë se s'duhet të ketë asnjë trajtim të veçantë për askënd që shkel ligjin gjatë zgjedhjeve.

Kim thotë se do të takojë për pak kryetarin e SPAK Arben Kraja.

“Sapo u takova me kryeprokurorin Çela. Së shpejti do të takohem me kryetarin e SPAK, Arben Kraja ndërsa dje u takova me Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë për askënd, pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin!”, shprehet ambasadorja amerikane.

 

Të fundit