Flash News

E-TJERA

Yuri Kim thirrje kandidatëve nga Durrësi: Prisni gjykimin e popullit, incidentet të hetohen

Yuri Kim thirrje kandidatëve nga Durrësi: Prisni gjykimin e popullit,
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte në Durrës për të inspektuar nga afër procesin e votimit, së bashku me kryediplomatin e BE-së, Lugi Soreca. Ajo vuri theksin te pjesmarrja e lartë në votime, ndërsa tha se kjo dëshmon se qytetarëve iu intereson vendi i tyre.

Sa i përket incidenteve të ndodhura, Kim tha se është përgjegjësi e autoriteteve që t'i hetojnë. Ajo u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë t'i çojnë deri në fund hetimet për këto çështje.

Kim kërkoi nga politikanët të tregojnë durim dhe të presin "gjykimin e popullit".

“Jemi shumë të kënaqur që jemi në Durrës. Jemi të frymëzuar që kemi parë një pjesëmarrje të lartë në votime. Kjo tregon që qytetarëve shqiptarë u intereson vendi i tyre. E di që janë raportuar disa incidente, dhe është përgjegjësia e autoriteteve për të vazhduar hetimet. U kemi bërë thirrje prokurorëve që ti hetojnë këto çështje deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre, autoritetet janë duke përmbushur detyrën e tyre. Tani ka ardhur koha që kandidatët dhe drejtuesit politikë të presin për rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit”, tha Yuri Kim.

Të fundit