Flash News

E-TJERA

Yuri Kim zbardh takimin rreth 1 orë në Kryeministri

Yuri Kim zbardh takimin rreth 1 orë në Kryeministri

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë detaje nga vizita e saj rreth 1 orë në Kryeministri.

Në një postim në Tittër, Kim shkruan se ka pasur një takim me kryeministrin Edi Rama, ministrin Niko Peleshi dhe shefin e Mbrojtjes. Kim shkruan se do të punohet ngushtë me Shqipërinë përgjatë vitit 2023, për të siguruar trajnim dhe pajisje që plotësojnë nevojat e vendit.

“Faleminderit kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të rishikuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme SHBA ushtarake në Shqipëri.

Ne mezi presim të punojmë ngushtë me Shqipërinë në vitin 2023 për të siguruar që SHBA mbështetja për trajnim dhe pajisje të plotësojë nevojat e Shqipërisë, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprimit të #NATO-s. Gjithashtu mezi presim #DefenderEurope2023. Jemi krenarë që jemi gjithmonë #krahperkrah”, shkruan Kim.

Të fundit