Flash News

E-TJERA

Zagani kritikon mega-operacionin ‘Tempulli’: Propagandë, do ta shihni pas tre ditësh

Zagani kritikon mega-operacionin ‘Tempulli’: Propagandë, do ta

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, kritikoi megao-peracionin e ndërmarrë nga policia në rang vendi kundër drogës, të koduar ‘Tempulli’.

I ftuar në Euronews Albania Zagani e cilësoi operacionin si një propagandë të Ministrisë së Brendshme, pasi lufta kundër shpërndarjes së drogërave nuk bëhet në një ditë të vetme, por bëhet në vazhdimësi.

Ai shtoi se suksesi i operacionit do të duket pas tre ditësh, kur do të shihet numri i personave që do tu caktohet masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Përse duhet të përqëndrohet në një ditë gjithë aksioni? Këtë nuk e kuptoj, pse duhet të bëjmë gjithë këtë “urra”? Kjo duhet te jetë vazhdueshmëri. Ta them unë përse bëhet. Kjo është propagandë, asgjë më shumë.

Në fund të 3 ditëve do të ketë vlerësime të arresteve dhe më thuaj mua se sa do të jenë në burg dhe sa do të kenë dalë, atëherë flasim bashkë që a ishte aksion apo është rezultat kaq spektakolar?”, tha Zagani.

Policët janë shtërnguar që ta bëjnë një gjë të tillë në një kohë të shkurtër vetëm për të bërë propagandë ministri.

“Unë nuk e mohoj që policat e shkretë për të arritur propagandën e ministrit kanë dy- tre muaj që janë duke u shtrydh që kur ka ardhur ai, se e ka kërkuar një gjë të tillë. Nuk e vë në dyshim punën e policisë. Pse duhet të shtrëngohet policia të bëjë një punë të tillë?

Të kapësh spaçtora, shpërndarësa droge? Mjafton të dalësh dy xhiro në Tiranë dhe i kap çdo ditë. Pse duhet të kapësh dy mijë për një ditë? Duhet përditë ajo punë, të bëhen kontrolle çdo ditë, droga nuk shitet për një ditë dhe u mbyll tani, u bë propaganda”, tha Zagani.

 

Të fundit