Flash News

E-TJERA

Zaptuan hapësirën publike në plazhe/ Hetohen 29 persona, hiqen qindra shezlongë dhe çadra

Zaptuan hapësirën publike në plazhe/ Hetohen 29 persona, hiqen

Vijon aksioni për lirimin e vijës bregdetare në Sarandë, Vlorë, Durrës, Seman dhe Velipojë. Policia bën me dije se kanë nisur hetim ndaj 29 personave. Ata akuzohen për veprën penale "Pushtimi i tokës". 13 të proceduar janë në Darzezë dhe Seman.

Policia bën me dije se në Vlorë, Himarë dhe Sarandë janë  proceduar 8 administratorë subjektesh, për veprën penale "Pushtimi i tokës". Nga parcelat e zëna pa lejen e autoriteteve janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra.

Ndërkohë në Durrës janë proceduar 7 administratorë  dhe janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra. Policia bën me dije se në Velipojë është proceduar një administratore për zaptim të hapësirës publike në plazh dhe janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.

Të fundit