Flash News

E-TJERA

Zbardhen 7 marrëveshjet që Erdogan do nënshkruajë në Tiranë

Zbardhen 7 marrëveshjet që Erdogan do nënshkruajë në
Foto Ilustruese

Janë zbardhur 7 marrëveshjet që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet të nënshkruajë të hënën  në vizitën e tij në Tiranë. Marrëveshjet konsistojnë në fushën e ligjeve, Rinisë e Sporteve, Ministrisë së Jashtme e deri tek emergjencat.

Kujtojmë se vizita e Erdogan bëhet në kuadër të inagurimit të shtëpive të ndërtuara në Laç pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të financuara nga qeveria turke. Presidenti turk pritet që të mbajë edhe një fjalim përshëndetës në seancën e parë plenare të Kuvendit për vitin 2022.

1. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3. Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4. Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7. Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Të fundit