Flash News

E-TJERA

Zbardhen detajet nga plagosja me armë e ish-kreut të PD-së në Peqin, si degradoi sherri

Zbardhen detajet nga plagosja me armë e ish-kreut të PD-së

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e ish-kreut të Partisë Demokratike në Diell Çela këtë të mërkurë nq Peqin. Si autori i dyshuar është shpallur në kërkim Sokol Dehima.

Mësohet se Çela është konfliktuar me Dehima një ditë më parë për çështje zgjedhore ndërsa ditën e sotme sherri ka agravuar deri në plagosje me armë.

Mësohet se bashkëshortja e Çelës është drejtuese e Spitalit të Peqinit, ku punon si infermiere gruaja e autorit.

Bashkëshortja e Çelës mësohet se ka larguar nga puna gruan e Dehimës dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet.

Çela deri në vitin 2016 ka drejtuar degën e PD-së në Peqin, ndërsa më vonë u përfshi me PS-në.

Çela aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë që ai ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit