Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e Arjan Tases: Nëse skafi do të rrotullohej në anën tjetër, do të vrisja familjen time

Zbardhet dëshmia e Arjan Tases: Nëse skafi do të rrotullohej

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arjan Tasen, ish-efektivi që goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia teksa vogëlushja qëndronte në breg.

Tase nuk do ta ankimojë vendimin teksa pritet të bëhet edhe kqyrja e e një videoje në momentin kur skafi ka qëlluar vajzën.

Në dëshminë e tij para gjyqtarëve Tase është shprehur se “nuk donte kurrsesi të kishte ndodhur, ajo që ndodhi”.

“Nuk dua të mbrohem dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka deklaruar ai, teksa u kërkoi ndjesë të gjithë kolegëve të Policisë së Shtetit. “Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”, tha Tase.

Tase sqaroi edhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, teksa deklaroi se nëse do të kishte manovruar skafin në anën e kundërt, do të kishte vrarë familjen e tij.

“Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, deklaroi Tase në gjykatë.

Të fundit