Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau me armë shqiptarin: Kishim vite që përplaseshim

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau me armë shqiptarin: Kishim vite

Zbardhet dëshmia e grekut i cili vrau me armë gjahu 39-vjeçarin shqiptar në Pire të Greqisë një ditë më parë.

Autori 68-vjeçar ka shfaqur pendesë pas krimit, që i mori jetën  Brigen Limkas, babait të tre fëmijëve nga Korça, pasi e qëlloi me dy plumba duke i marrë jetën në vend.

Para policisë, 68-vjeçari dyshohet se ka pohuar se nuk donte që historia të përfundonte kështu, duke shtuar se kishte konflikte të gjata me shqiptarin për vende parkimi.

“Kemi pasur vite përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu dhe në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet se ka thënë i moshuari.

Mediat greke raportojnë se sipas dëshmitarëve, pas tragjedisë, 68 vjeçari bërtiste: “Mbarova me ty, mbarova me ty” gjë që tregonte se sa i vendosur ishte ai për të kryer krimin. 

Aktualisht, autori i krimit është vënë pas hekurave.

Të fundit