Flash News

E-TJERA

Zbardhet dinamika e aksidentit në Elbasan-Cërrik, 5 persona të plagosur

Zbardhet dinamika e aksidentit në Elbasan-Cërrik, 5 persona të
Pamje nga aksidenti

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që u regjistrua pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Elbasan–Cërrik.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Valas ku një automjet me drejtues një 71-vjeçar është përplasur me një tjetër mjet me drejtues një 29-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në makinë me 29-vjeçarin.

Policia thotë se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

"Në aksin rrugor "Elbasan–Cërrik", në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit