Flash News

E-TJERA

Zbardhet dosja e Prokurorisë për Doshin/ ‘Non-grata’, me emër të ndryshuar dhe i dënuar me burg në vitet ‘90

Zbardhet dosja e Prokurorisë për Doshin/ ‘Non-grata’, me

Prokuroria e Përgjithshme çoi për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit për Tom Doshin, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Së fundmi janë zbardhur edhe gjetjet e prokurorisë lidhur me Doshin. Sipas informacioneve të pasqyruara në dosje, Doshi rezulton të ketë qenë i regjistruar në regjistrin e viteve 1950 dhe 1974 me emrin ‘Tomë’ dhe emrin e babait ‘Gjekë’. Ndërsa në vitin 2010 në Gjendje Civile, rezulton të jetë i regjistruar gabimisht me emrin ‘Tom’ dhe atësi ‘Gjek’.

Përveç kësaj, sipas prokurorisë Doshi “rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Durrës, për kryerjen e kundravajtjes penale ‘Sjelljes së padenjë në shoqëri’ dhe është dënuar me 1 vit heqje lirie duke filluar nga data 26.02.1990.’

Doshi rezulton të jetë nën hetim apo i akuzuar për kryerje të veprës penale:

Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe ‘sjellje e padenjë në shoqëri’ nga Prokuroria e Rrethit Durrës;

Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme;

Goditje për shkak të detyrës;

‘Kallëzim i rremë’, ‘Deklarim i rremë para prokurorit’ dhe ‘Kanosje për deklarime a dëshmi’.

Çka bie në sy në dosjen e Prokurorisë, është shpallja ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të përfshirjes në korrupsion të lartë.

Zbardhet dosja e Prokurorisë për Doshin/ ‘Non-grata’, me Zbardhet dosja e Prokurorisë për Doshin/ ‘Non-grata’, me Zbardhet dosja e Prokurorisë për Doshin/ ‘Non-grata’, me Zbardhet dosja e Prokurorisë për Doshin/ ‘Non-grata’, me

 

 

Të fundit