E-TJERA

Prokuroria mbyll verifikimet për Tom Doshin, çon dosjen në KQZ

Prokuroria mbyll verifikimet për Tom Doshin, çon dosjen në KQZ

Prokuroria mbyllur verifikimin ndaj Tom Doshit dhe ia ka kaluar dosjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si institucionin përgjegjës. Por Doshi hoqi dorë nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë, verifikimi për të kishte nisur para zgjedhjeve. Organi i Akuzës mori informacion dhe nga ambasada amerikane, pasi Doshi është shpallur "non grata" në SHBA për korrupsion.

Verifikimi nga ana e Prokurorisë nisi me kërkesë të Partisë Demokratike, e cila kërkonte që KQZ të mos pranonte kandidimin e Doshit në zgjedhje me arsyetimin se ishte "non grata".

Gjithashtu KQZ kërkoi në Prokurori hetim të thelluar për Doshin. KQZ do të vlerësojë nëse ka shkelje ose jo të ligjit të dekriminalizimit nga Tom Doshi, por gjithsesi ai tashmë është tërhequr.

Njoftimi i Prokurorisë

Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.

Të fundit