Flash News

E-TJERA

Zbardhet shkaku i vrasjes së Niko Goros, nuk pagoi elektricistin për instalimet e pallatit, 53-vjeçari nga Tiranën pranon krimin

Zbardhet shkaku i vrasjes së Niko Goros, nuk pagoi elektricistin për

Zbardhet shkaku i vrasjes së biznesmenit dhe ndërtuesit në Himarë, Niko Goro 51 vjeç.

Mësohet se autorit, tashmë i arrestuar pak minuta pas vrasjes, Kliti Leka 53 vjeç banues në Tiranë, viktima i ka patur një borxh të pashlyer.

Autori me profesion elektricist mësohet se i ka kryer instalimet e pallatit në Himarë, punë që ka kushtuar rreth 70 mijë euro, por që Goro nuk e kishte paguar.

Duket se pas konfliktit për borxhin e pashlyer konflikti ka agravuar deri në ekzekutimin me kallashnikov të biznesmenit mëngjesin e së shtunës në shëtitoren e Himarës nga ana e 53-vjeçarit, i arrestuar pak minuta pas krimit në vendin e quajtur "Livadhet".

 Po ashtu, autori ka pranuar autorësinë dhe shkakun e krimit në polici.

  

 

Të fundit