Flash News

E-TJERA

U lirua me kusht, zbardhet vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin

U lirua me kusht, zbardhet vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Elbasanit për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u lirua nga qelia për ta vijuar në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit prej 1.8 vitesh.

Sipas vendimit të gjykatës, Tahiri është lejuar të lirohet me kusht dhe të largohet nga banesa për të plotësuar nevoja e domosdoshme familjare.

Pak më parë, Maks Haxhia avokati i Tahirit, tha se ish-ministri ka plotësuar 5 kushte për lirimin nga qelia. Haxhia tha se bashkëshortja e Tahirit vuan nga një sëmundje që ia bën të pamundur kujdesin ndaj fëmijëve, ndaj u kërkua lirimi i Tahirit.

Vendimi:

1. Pranimin e kërkesës.

I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,

VENDOSI

Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.

  1. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

U lirua me kusht, zbardhet vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin

Të fundit