Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasja e Elson Kalaverit në Itali, 5 të arrestuar; ekzekutimi u porosit si hakmarrje

Zbardhet vrasja e Elson Kalaverit në Itali, 5 të arrestuar; ekzekutimi

Pesë persona, dy shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar nga për vrasjen e Elson Kalaverit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2022 në Sasso Pisano në Pisa.

Siç shkruajnë mediat italiane, vrasja është porositur nga një shqiptar në shenjë hakmarrje për vdekjen e vëllait.

“Ai vendosi të merrte një grup vrasësish për të zbatuar atë që quhet “Kanuni” në Shqipëri”, shkruan Today.

Arrestimet janë kryer mëngjesin e kësaj të premteje në Castelnuovo Val di Cecina, Napoli, Casoria , Pescara dhe Shqipëri. Autoritetet italiane nuk japin emra, por thonë se ata janë përgjegjës për vrasjen me paramendim të Kalaverit.

Operacioni i autoriteteve italiane u quajt “Kanuni” dhe erdhi si rezultat i hetimeve të thelluara nga Karabinierët dhe Prokuroria në Pisa. Nga verifikimet u zbulua se vrasja ishte porositur nga një shqiptar, vëllai i Gent Keçit, për të marrë hak. Për këtë ai pagoi një grup vrasësish, që në rastin konkret janë tre italianët.

Elson Kalaveri, 36 vjeç nga Thumana u vra më 18 Gusht 2022 në një atentat mafioz pranë Sasso Pisano. Shqiptari po udhëtonte me një makinën e tij, si pasagjer, kur u ndalua nga një mjet tjetër dhe u qëllua të paktën 15 herë me armë.

Të fundit