Flash News

E-TJERA

Kultivim narkotikësh në Krujë, arrestohet 66-vjeçari, një tjetër shpallet në kërkim

Kultivim narkotikësh në Krujë, arrestohet 66-vjeçari,

Dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë gidutur nga Policia në fshatin Bilaj të Krujës dhe si pasojë është arrestuar një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër. 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.

Ndërsa në kërkim është shpallur një 62-vjeçar pasi dyshohet se në bashkëpunim me babanë e tij kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike.

Njoftimi i Policisë

Krujë/Në kuadër të planit operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”, goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Identifikohen autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe asgjësohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij;

-u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit