Flash News

E-TJERA

Zbulohet magazina e dro*ës në Tiranë, arrestohen 5 persona, mes tyre një vajzë - EMRAT

Zbulohet magazina e dro*ës në Tiranë, arrestohen 5 persona, mes

Një magazinë e përshtatur për fshehjen e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Si rezultat janë vënë në pranga 5 persona mes tyre edhe një vajzë. 

Në pranga janë vënë shtetasit Xhoi Zina, 25 vjeç, Redion Kuqi, 21 vjeç, Erdi Gjiriti, 37 vjeç, Ardit Citaku, 22 vjeç dhe Angjelina Koçi, 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.

Policia bën me dije se në magazinën e shtetasit Redion Kuqi, me veprimtari prodhimin e paletave të drurit është gjetur një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xhoi Zina, në bashkëpunim me Angjelina Koçin.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e një prej të arrestuarve (Xhoi Zina) është gjetur 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.

Armët dhe lënda narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa të arrestuarit janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i plotë i Policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “ëarehouse”.

Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza.

Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “ëarehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.

Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.

Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit