Flash News

E-TJERA

Zbulohet një shtëpi ba*i në Angli, arrestohet shqiptari

Zbulohet një shtëpi ba*i në Angli, arrestohet shqiptari

Oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) në Britaninë e Madhe zhvilluan bastisje në Birmingham dhe Dudley, duke zbuluar disa shtëpi bari dhe sasi të konsiderueshme droge.

Gjatë operacionit u arrestuan gjashtë persona, përfshirë një shqiptar 34-vjeçar. Në pronat e bastisuara u gjetën rreth 80 bimë kanabisi, vlera e të cilave llogaritet në rreth 80,000 paund, si dhe 50,000 paund para cash.

Një tjetër shtëpi në Birmingham kishte rreth 2 kilogramë kokainë, ndërsa dy burra u arrestuan për posedim të drogës me qëllim furnizimi. Autoritetet konfirmuan se ky operacion goditi një rrjet krimi të organizuar të lidhur me imigracionin dhe kultivimin e kanabisit.

Komandanti i NCA-së, Saju Sasikumar, tha se sekuestrimi i drogës do të krijojë një boshllëk financiar të madh për grupet kriminale dhe bandat që furnizojnë tregun.

Të fundit