Flash News

E-TJERA

Video/ Zbulohet predha e pashpërthyer në Klos, policia rrethon zonën

Video/ Zbulohet predha e pashpërthyer në Klos, policia rrethon

Një predhë luftarake e pa shpërthyer është zbuluar nga disa punëtorë në qytetin e Klosit.

Policia ka rrethuar zonën në mënyrë që të mos preket predha nga askush. Po ashtu, mësohet se është njoftuar Ministria e Mbrojtjes e cila pritet të dërgojë grupin e xhenios që të bëjë të mundur zhvendosjen e predhës luftarake, ndërsa do të kontrollohet vendi nëse ka predha të tjera.

Predha luftarake është konstatuar pasi është zbuluar nga dheu dhe nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë e pa shpërthyer.

Dyshimet e para janë që predha të jetë aty që prej vitit 1997, kur një nga tunelet që mbante armatime luftarake në vendin e quajtur “Ish pazari i vjetër”, shpërtheu.

Të fundit