Flash News

E-TJERA

Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Ramës: Mos fol më për Kushtetutën, reflekto urgjent

 

Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Ramës: Mos fol

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Kreun e Shtetit se nxit sherre dhe ndasi mes qytetarëve. Sipas Ramës, Presidenti i Republikës në kohë paqeje nuk komandon asgjë dhe askënd.

Zëdhënësi i Metës ironizon kryeministrin, ndërsa i kërkon të mos flasë më për Kushtetutën duke e akuzuar për shkeljen e saj që nga viti 2008. Gjithashtu i ka bërë thirrje të thellohet dhe reflektojë urgjent.

Postimi i plotë:

Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani.

Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!

THELLOHU E REFLEKTO URGJENT!

Të fundit