Flash News

E-TJERA

'Zero rol në dhënien e koncesioneve'/ Xhixho-Bllakos: Mos u shfajëso, po ballafaqohu në SPAK!

'Zero rol në dhënien e koncesioneve'/ Xhixho-Bllakos: Mos u

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist Alqi Bllako se nuk kishte dorë në dhënien e koncesioneve për inceneratorët.

Me një postim në Facebook, Xhixho shkruan se Bllako po tenton të shfajësojë veten pas padisë së LSI-së. Xhixho kërkon që Bllako të ballafaqohet në SPAK e të provojë nëse është ose jo i pafajshëm siç deklaron.

Postimi i plotë:

Përpjekja e Alqi Bllakos që përmes hapsirave mediatike synon të shfajësojë veten nga akuza që LSI ka bërë me prova për të dhe për ca të tjerë si të implikuar në aferën e inceneratorëve, është edhe një tregues më shumë i faktit se e vërteta është kundër tij dhe kundër të tjerëve, bashkëpunëtor i të cilëve ai ka qenë.

Nëse zoti Bllako pretendon se nuk ka dorë në aferën e inceneratorëve, të mos humbasë kohë me deklarata mediatike, por të shkojë e të ballafaqohet në SPAK dhe atje të provojë nëse është realisht i pafajshëm apo jo.

Kallëzimi i LSI-së është depozituar në SPAK.

SPAK-u është para provës për të dëshmuar se e meriton besimin që i është dhënë për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe për të provuar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Sa për zotin Bllako, meqe ai pretendon se eshte i pafajshëm, po e ndihmojme me kete video qe ta ketë me vete kur të shkojë në SPAK.

 
 

 

Të fundit