Flash News

E-TJERA

Zgjatet sërish afati, Kapshtica e mbyllur deri më 26 prill

Zgjatet sërish afati, Kapshtica e mbyllur deri më 26 prill
Pika kufitare e Kapshticës

Greqia ka zgjatur sërish afatin, duke e lënë të mbyllur pikën kufitare të Kapshticës, deri më 26 prill.

"Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021", thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë hyrja për në Shqiperi nga Greqia do të lejohet nga ora 06:00 deri në 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Pak ditë më parë Greqia vendosi të hapë kufijtë për shumë shtete, por jo për Shqipërinë.

Të fundit