Flash News

E-TJERA

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadorja Yuri Kim mbërrin në KLP

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadorja Yuri Kim mbërrin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është duke zhvilluar seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku në garë janë 3 prokurorë.

Në ambientet e KLP-së, ka mbërritur ambasadorja amerikane Yuri Kim për të ndjekur nga afër procesin i cili po monitorohet edhe nga SHBA-të.

Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani shpalosën pak më parë platformat e tyre para përfaqësuesve të KLP-së.

Kim zhvilloi më herët një vizitë në Kryeministri për rreth 1 orë. Ambasadorja sqaroi se ishte një takim mes kryeministrit Edi Rama, ministrin Niko Peleshi dhe Shefit të Mbrojtjes, për të folur mbi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri.

Të fundit