All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme vendore, sa qytetarë kanë votuar deri më tani

All - Paragraf - 1

Zgjedhjet e pjesshme vendore, sa qytetarë kanë votuar deri më

55.166 qytetarë kanë votuar deri në orën 11.00 në gjashtë bashkitë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet. Bashkia me pjesmarrjen më të lartë deri më tani është Rrogozhina me mbi 15%.

All - Paragraf - 3

Ajo ndiqet nga Vora, Lushnja dhe Dibra, ndërsa pjesmarrja më e ulët është regjistruar në Bashkinë Durrës, 9.34%.

Të drejtën për të votuar e kanë 654.585 qytetarë, ndërsa procesi përfundon në orën 19.00. Deri më tani procesi ka qenë kryesisht i qetë, por s’kanë munguar as incidentet.

Kujtojmë që në Bashkinë e Vorës po aplikohet votimi elektronik dhe rezultati do të dalë pak pas përfundimit të procesit të votimit. Ndërsa për bashkitë e tjera, KQZ ka deklaruar se rezultati do të shpallet brenda 48 orëve.

Zgjedhjet e pjesshme vendore, sa qytetarë kanë votuar deri më

 

Të fundit