Flash News

E-TJERA

Zgjedhje të pavlefshme në 3 QV të Shkodrës, çfarë parashikon Kodi Zgjedhor?

Zgjedhje të pavlefshme në 3 QV të Shkodrës,

Procesi zgjedhor në tre qendra votimi, dy në Shoh dhe një në Pult të Shkodrës, nuk filloi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konsideroi të përfunduar.

Shkak për pezullimin e procesit zgjedhor në tre qendrat e votimit të Shkodrës u bë moti i keq. Vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, u shpreh se “situata ka qenë shumë e vështirë, në kushte ekstreme atmosferike dhe nuk ja vlente barra qiranë të rrezikonin jetën e të shkonin komisionerët atje. Edhe në këmbë e kishin të vështirë të shkonin”.

Por çfarë parashikon Kodi Zgjedhor në të raste të tilla?

Celibashi u shpreh se bazuar në Kodin Zgjedhor, duhet të vlerësohet numri i votuesve në qendrat e votimit ku procesi është pezulluar, për të vendosur nëse mund ose jo të shpallen zgjedhjet e pavlefshme për të gjithë bashkinë.

“Sipas asaj që përcakton Kodi Zgjedhor, nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në disa qendra votimi dhe nëse numri i votuesve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe kandidatit të dytë në garë atëherë zgjedhjet shpalljen të pavlefshme në të gjithë bashkinë dhe përsëriten”, tha Celibashi.

 

 

Të fundit