Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet, Celibashi: Të gjitha qendrat e votimit do monitorohen me kamera

Zgjedhjet, Celibashi: Të gjitha qendrat e votimit do monitorohen me kamera

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur lajmin për monitorimin me kamera në të gjitha qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, sipas tij shtohet garancia dhe parandalohet paligjshmëria në zgjedhje.

“Monitorimi me kamera i 5.199 Qendrave të Votimit, garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë, etj. Zgjidh, Voto, Vendos!”, shkruan Celibashi në Twitter, bashkangjitur dhe videon e kamerave.

Të fundit