Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 14 majit, Yuri Kim: Ka raportime për shit-blerje votash, autoritetet të bëjnë detyrën

Zgjedhjet e 14 majit, Yuri Kim: Ka raportime për shit-blerje votash,

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për zgjedhjet e 14 majit, ku shpesh vitet e fundit kemi parë tentativa për shit-blerje votash. Në kuadër të këtij problemi, ajo u shpreh për mediat se ka raportime për blerje votash dhe u bëri thirrje autoriteteve që të marrin masa.

"Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë. Kemi parë gjithashtu raportime për shit-blerje votash dhe gjithashtu shpresojmë që autoritetet ligj zbatuese do të bëjnë detyrën e tyre. Nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarri veprime.", deklaroi Yuri Kim.

Këto deklarata, diplomatja Kim i bëri pas konferencës për 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë.

 

Të fundit