Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme, Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00

Zgjedhjet e pjesshme, Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi foli pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki.

Në një komunikim me mediat, ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim.

Ai theksoi se numërimi do të nisë sonte në orën 22:00 dhe pritet të përfundojë nesër në mesditë.

“Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit. Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ. Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale. Rreth orës 22 do nisë procesi i numërimit dhe shpresojmë që të përfundojë mesditën e së hënës”,- tha Celibashi.

 

 

Të fundit