Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme/ KQZ vendos: Votimi dhe numërimi elektronik do aplikohet vetëm në Vorë

Zgjedhjet e pjesshme/ KQZ vendos: Votimi dhe numërimi elektronik do

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohet vetëm në Bashkinë e Vorës.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, thotë se janë 44 qendra votmi në të cilat do të aplikohet projekti. Për votimin dhe numërimin do të vihen në dispozicion pajisjet që u përdorën edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

“Vendosëm që projekti pilot i votimit & numërimit elektronik të votave për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Mars 2022, të implementohet në bashkinë Vorë, qarku Tiranë. 44 QV në Vorë do të pajisjen me pajisjet e votimit & numërimit elektronik që u përdorën në zgjedhjet e 25 Prill 2021”, shkruan Celibashi në Twitter.

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen më 6 mars në 6 bashki: Durrës, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, Dibër dhe Lushnje. PS, PD, SH-L dhe LRE kanë dorzuar panë KQZ dokumentacionin e kandidatëve që do të hyjnë në garën e 6 marsit.

I vetmi koalicion është ai i “Shtëpisë së Lirisë”, fillimisht mes Komisionit të Rithemelimit, LSI dhe PDK. Por KQZ vendosi të mos njohë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ‘Rithemelimin’ dhe pranoi si koalicion LSI-PDK. Koalicioni do të hyjë në garën e 6 marsit me kandidatët e propozuar nga ‘Rithemelimi’.

Të fundit