Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, plotësohet vakanca në Kolegjin Zgjedhor

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, plotësohet vakanca në
Foto Ilustruese

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars në 6 bashki, është plotësuar edhe Kolegji Zgjedhor.

Blerona Hasa është zgjedhur gjyqtarja e re e Kolegjit Zgjedhor, duke plotësuar vakancën e Asim Vokshit. Kolegji Zgjedhor për detyrë të vlerësojë procesin zgjedhor dhe ankesat e partive politike që lidhen me këto zgjedhje.

Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 8 anëtarë, të cilët janë Sokol Ibi, Emona Muçi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri dhe Blerona Hasa.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta dekretoi një ditë më parë, datën  6 mars për të zhvilluar zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit: Shkodër, Vorë, Lushnje, Durrës, Rrogozhinë dhe Dibër.

Të fundit