Flash News

E-TJERA

"Zgjedhjet", Maja: PS s'ka lidhje me komunizmin, do e votoja më 25 prill, por nuk mundem

"Zgjedhjet", Maja: PS s'ka lidhje me komunizmin, do e votoja

Këngëtarja e muzikës popullore, Maja Aliçkaj si rrallëherë ka folur për politikë. E pyetur nëse e ka menduar veten ndonjëherë pjesë të politikës, Maja tha se ne të gjithë jemi në një farë mënyre pjesë e saj, teksa bëri një krahasim me Gjermaninë, ku sipas saj, njerëzit aty nuk flasin për politikë. Këngëtarja tha më tej se Partia Socialiste nuk ka lidhje me komunizmin.

“Në jemi në një farë mënyre pjesë e saj. Në shqiperi politika është shumë direkte, në gjermani njerëzit nuk flasin për politikë. Je i ndikuar nga partitë, ne tani po mësohemi me plurarizmin. Duke qenë dhe vend i vogël, ti ndikohesh. Unë nuk e shikoj fare. Miqte e mi kanë bindje politike, këtu shihet ende Partia Socialiste si komuzizëm. Nuk ka lidhje, njerëzit i kanë në kokën e tyre, nuk janë në realitet. Është emër si socialstë në gjithë botën. As veprimet nuk kanë lidhje me komunizmin, s’ka lidhje. Komunizmi është tjetër gjë dhe PS tjetër gjë. Janë thjeshtë emra partish” - u shpreh ajo në Expuls.

Më tej gazetari e ka ngacmuar duke thënë se përgjigja e saj kuptohej, pasi Maja është nga Vlora.

“Ne jemi patriotë. Shquhemi, e duam Vlorën. Unë di të them qe Vlora ka ndryshuar shumë, dhe unë jam shumë e lumtur. Kush nuk ka sy e kush nuk ka dritë t’a pranojë, nuk e pranon. Natyrisht duhen përkrahur me patjeter sepse kanë bërë gjëra të bukura”-u shpreh ajo.

Ndërsa sa  i përket faktit nëse do votojë Partinë Socialste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ajo tha se do e vontonte me dëshirë por nuk mundet pasi është nën shtetsase gjermane.

 “Nuk kam çfarë t’i kërkoj shtetit si mbëshetje si artiste unë, kur nuk paguaj taksa”- tha Maja.

Të fundit